Dibër, vetëvritet me çifte në rrethana misterioze 67 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 18:07
Dibër-Një 67 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrare me armë zjarri në rrethana misterioze.Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Sulbije Difeku, 67 vjeç nga fshati Grevë. Ndërkohë në vendin e krimit është gjetur arma e zjarrit çifte me të cilën është kryer vetëvrasja.Rrethanat e vetvrasjes së 67 vjeçares janë ende të paqarta, dhe nuk dihet se çfarë e ka shtyrë gruan të ndërmarrë një veprim të tillë.Ndërkohë që policia ka shoqëruar në Komisariat dy pjestarë të familjes, për të mësuar më shumë në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur në rrethana misterioze.(Në foto: Vendi ku u gjet e vetëvrarë 67 vjeçarja) Oranews.tv