Papa Francesku në Tiranë, Qeveria jep 141 mln lekë për shpenzimet

Qeveria miratoi sot një fond shtesë prej 141.115.797 milionë lekësh për buxhetin e vitit 2014 për të mbuluar shpenzimet që do të kryhen në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.Ky fond i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë do të jepet për Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS DHE QENDRËN KOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE QË DO TË KRYHEN NË KUADËR TË ORGANIZIMIT TË PUNËVE NË VIJIM TË ARDHJES SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRINë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit  nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Ministrisë së Kulturës, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohen fondet, si më poshtë vijon:a) Fondi 56 376 734 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër) lekësh, me qëllim mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për pastrimin e fasadave të godinave rreth sheshit “Nënë Tereza”, prishjen dhe transportin e mbetjeve të ndërtimit;b) Fondi prej 44 729 936 (dyzet e katër milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, me qëllim mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e Muzeut Historik;c) Fondi prej 32 626 127 (tridhjetë e dy milionë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e njëzet e shtatë) lekësh, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për punime rehabilituese që do të kryhen në Pallatin e  Kongreseve.2. Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 7 383 000 (shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të produksionit të dokumentarit “Pritja” në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.3. Këto fonde të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës dhe Sekretariati Teknik i Komisionit Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter