PD Sarandë kundër reformës territoriale
Sarandë - Dega e PD-së në Sarandë ka reaguar sot në lidhje me reformën territoriale. Kreu i saj Hariz Mema denoncon tentativën e qeverisë për të vënë në shërbim të interesave personale reformën territoriale.Kreu i PD-së Sarandë thotë se është e papranueshme që Himara të vijë me kufij deri në brendësi të lagjes nr.4 të Sarandës, duke bërë pronë të saj jo vetëm qindra banesa por edhe disa nga brigjet më të bukura, si plazhi i Kasolles etj.“Partia Demokratike dega Sarandë është pro decentralizimit të pushtetit vendor dhe kundër përdorimit të tij për interesa personale të dyshes Rama-Meta, e veçanërisht të klientelistit Koço Kokëdhima, deputeti e zonës. Pasi i mashtron banorët e kësaj zone duke i marrë votat për bashkinë e Sarandës dhe duke mos bërë investimin më të vogël në këtë zonë. Tashmë i shpërfillur në mënyrën më diskriminuese duke i çuar në Himarë. Ne mbetemi larg çdo proteste që mund të cenojë këto ditë të nxehta vere për pushuesit tanë, por përkrahim çdo nismë paqësore të banorëve kundër kësaj maskarade”-tha Mema.Ky reagom vjen pasi mjaft komuna ne vend kanë protesuar kundrë reformës, dhe për më tepër që gjatë ditës së enjte pritet që ky draft të miratohet nga maxhoranca.