Tragjedi në Mirditë, shembet tuneli i një HEC, 3 të vdekur, mes tyre një turk

Mirditë- Dy shqiptarë dhe një shtetas turk kanë humbur jetën tragjikisht në tunelin që po hapej në këtë HEC, në thellësi gati 1600  mijë  metra.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut në galerinë e hidrocentralit të Qafë Mollës,  mbi lumin Fan, në fshatin Fang të Mirditës.Mësohet se në momentin e ngjarjes tre viktimat, kanë qenë duke punuar në tunel kur është shembur masivi i dheut.Viktimat Policia e Mirditës bëri të ditur se viktimat janë Pjetër Doda 37-vjeç nga Fani, Ndue Legisi 50-vjeç nga fshati Shebë, ndërsa është mësuar vetëm emrin i shtetasit turk i cili quhet Hasan.Në momëntin kur ka ndodhur kanë qenë katër përsona brenda në galeri, ndërsa njeri prej tyre i cili ishte edhe shtetas turk ka mundue që të shpëtojë.Ka qenë ky i fundit i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke deklaruar se kolegët e tijë kishin humbur jetën nga rrëshkitja e e masivit shkëmbor në momëntin që ato po bënin gërmime.Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, grupet e shpëtimit si dhe një autoambulancë të cilët pas 1 orë opëracion kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të viktimave të kësaj targjedie.Ata janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit të Rrëshenit, ku do ti nështrohen edhe espertizes mjeko-ligjore.Pas ngjarjes së rëndë një punëtor ka rrëfyer momentet e tragjedisë, ndërsa thotë se në këto galeri punohet pa anjë kusht sigurie prej 2 vitësh.Nga hëtimet paraprake policia e Mirditës bëri të ditur se shkak për ngjarjen janë bërë kushtet e vështira të punës, të cilët sollën e tragjedinë brnda në këto galeri.Sipas policisë në momentin që po kryhej shpërthimi me dinamit brenda në galeri ka patur një rrëshqitje të masvi shkëmbor duke i zënë poshtë punëtorët të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershem.Nga ana tjetër është bërë e ditur se në lidhje me ngjarjen nuk ka asnjë përson të ndaluar, ndërsa pritët mbërritje e espertëve më të specializuar nga Tirana për të nxjerrë edhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.Firma turke që po ndërton këtë hidrocentral mbi lumin fan në Mirditë ka nisur punën prej dy vitësh, ku do të ndërtohët një tunel 2 km i gjatë që do të shërbejë për furnizimin me ujë të këtij HEC-iNë këtë kantier janë të punësuar rreth 3 mijë punëtorë të cilët janë shtetas shqiptarë dhe Turq, ndërsa ata shpesh herë kanë dalë në protesta për kushtet e vështira të punes të cilët rrezikojnë jetën e tyre.Kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga Ispektoriati Shtetëror i Punës i cili ka heshtur përballë kësaj situate, ndërsa edhe pas kësaj ngjaje të rëndë ku humbën jetën tre punëtorë nuk ka patur asnjë reagim nga ky institucion.Punimet për ndërtimin e HEC-it kishin filluar prej 2 vitesh. Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet në lidhje me incidentin ku mbetën të vdekur 3 persona.(Në Foto: Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik)Raportimi i parë nga vendi i ngjarjes Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter