Virusi “Ebola”, në Liberi mbyllen shkollat, mbi 670 viktima

Qeveria e Liberisë ka njoftuar mbylljen e të gjitha shkollave në vend për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola.Presidentja Ellen Johnson Sirleaf, tha se disa komunitete të prekura nga ky virus do të vendosen në karantinë. Një pjesë e mirë e punonjësve të administratës shtetërore, përfshirë presidencën dhe institucione të tjera të larta do të dërgohen në shtëpi për një periudhë pushimi deri në 30 ditë dhe ushtria e angazhuar në gjendje emergjence, do të sigurohet që këto masa do të respektohen.Sipas të dhënave zyrtare të OKB-së, numri i personave të vdekur nga virusi Ebola në Afrikën Perëndimore ka arritur në 672, sipas OKB-së.Spitalet në kryeqytetin Monrovia janë tejmbushur dhe doktorët janë detyruar që t'i mjekojnë në shtëpi shumë nga pacientët e tyre.Presidentja Sirleaf tha që 1 gushti do të jetë pushim në të gjithë Liberinë në mënyrë që të lejohet dizinfektimi i të gjitha shërbimeve publike.Organizata humanitare amerikane, "Peace Corps" tha se ka dërguar në Liberi 340 vullnetarë nga Sierra Leona dhe Guinea, 2 prej të cilavë tashmë janë izoluar pasi janë ekspozuar nga virusi.Virusi Ebola vret 90% tw atyre që ifekton por pacientët kanë shanse të mëdha për të shpëtuar nëse marrin mjekimin e duhur në kohë. Ajo përhapet menjëherë me kontaktin e parë me një person tjetër. Simptomat e para shfaqen me temperaturë të lartë, gjakderdhje dhe dëmtim të sistemit nervor. Nëse një person preket nga Ebola, ai mund të qëndrojë në inkubator 2 deri në 21 ditë dhe për këtë virus nuk ka një vaksinë apo kurë të saktë./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter