Elbasan, nuk u japin ndihmën sociale i heqin dhe nga skema, banorët protestojnë

Elbasan - Kanë dy muaj që nuk kanë marrë ndihmën ekonomike, por ajo që i ka shtyrë këta qytetarë në Elbasan të protesojnë është fakti që ata nuk figurojnë aspak në listën për të përfituar ndihmë sociale.Të irrituar banorët kanë kërkuar zgjidhje, kurse sistemi i ri online që është projekt pilot ka lënë vend për gabime duke bërë që 1200 qytetarë të mbeten pa asnjë kacidhe.“Burri është pa punë, unë pa punë, të më japin punë dhe të më heqin përkrahjen. Jemi fukarenj, të vijnë të kontrollojnë nëpër shtëpi. Unë s’kam as shtëpi dhe asgjë.E mora “Alarmin” e Tiranës për punë për burrin dhe për djalin. Tani vij këtu dhe më thonë që më kanë hequr dhe përkrahjen. Vetë i dytë thonë nuk merr ndihmë ekonomike. Shkojmë tek Erion Veliaj, ai thotë kemi lënë drejtoreshën tuaj. Kemi 3 orë që rrijmë këtu dhe s’na hap derën.Qeveria ose të na japë punë ose përkrahje.Aq në gjendje të keqe jam, tani ku do të ha? Ilaçet i kam, jam me tension, me zemër”- shprehen banorët të irrituar.Ndersa drejtoresha e Sherbimit Social tha se, do rishikohet kjo situatë, pasi plotesimi online nga ana e qytetarëve ka qënë jo i saktë.Deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje këtyre banorëve u mbetet vetëm të presin me xhepat e zbrazur.