Sot takimi për avionin, BE prezanton sanksionet ndaj Rusisë

Liderët malajzianë dhe holandezë do të takohen sot në Hagë për të diskutuar për rrëzimin e avionit malajzian MH17, dy javë më parë dhe për mënyrat sesi do të sigurojnë aksesin për të marrë të dhënat për këtë incident tragjik.Të mërkurën, monitoruesit dhe vëzhguesit ndërkombëtar janë kthyer mbrapsht nga separatistët pro-rusë.Po sot, pritet që Bashkimi Europian të zbulojë edhe sanksionet e reja ndaj Rusisë, e cila akuzohet drejtpërdrejt se ka armatosur rebelët në lindje dhe më pas kanë qëlluar avionin.Presionet ndaj Rusisë janë shtuar ditët dhe javët e fundit në një kohë që ushtria ukrainase ka intensifikuar ofensivën e saj kundër rebelëve, duke marrë nën kontroll disa qytete në rajonin e Donjetskut.Bjellorusia do të marrë pjesë në bisedimet mes Ukrainës, Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, bisedime të fokusuara tek kriza disa mujore në Ukrainë dhe për rrëzimin e avionit MH17.Ndërkaq në Amsterdam ka nisur puna nga ekspertët për të identifikuar trupat e 200 viktimave të aksidentit tragjik ndërsa trupat e rreth 100 viktimave të tjera mbeten ende të pazbuluar nën rrënojat e avionit.Një ditë më parë, Rusia i dënoi sanksionet e reja të SHBA-ve dhe BE-së, duke i cilësuar ato si shkatërruese dhe afat-shkurtra.Në shënjestër të BE-së ndaj Rusisë do të jenë sektori i naftës, mbrojtjes dhe sektorët e teknologjisë së Rusisë por edhe 8 zyrtarë të lartë rusë mes tyre njerëz të afërt të presidentit Putin./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter