Serbi, dy të vdekur nga moti i keq

Moti i keq që vazhdon prej ditësh mbi një pjesë të madhe të territorit të Serbisë, me stuhi të dhunshme, breshër dhe erëra të forta kanë shkaktuar deri tani dy të vdekur.Viktima e parë është gjetur në jug të vendit, ku një pensionist ka vdekur gjatë rrëzimit të shtëpisë së tij gjatë një stuhie të fortë ere dhe shiu. Ndërsa një grua 41-vjeçare humbi jetën në një fshat, pranë Valjevos, që u përfshi nga ujërat e një përroi.Stuhitë e dhunshme të tipit tropikal shkatërruan për ditë të tëra të gjithë vendin ballkanik duke përfshirë edhe kryeqytetin Beograd, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë disa herë.Dy muaj më parë, Serbia u prek nga përmbytje shkatërruese, më të rëndat në 100 vitet e fundit, me një bilanc me më shumë se 50 të vdekur dhe me një humbje të buxhetit për më shumë se 1,5 miliardë euro.Marrë nga: ATA