Vlorë, rrezikojnë të mbyten me pedalon, shpëtohen 4 kosovarë e 2 belgë

Vlorë - Policia e Vlorës ka shpëtuar dje 7 persona në det që rrezikonin të mbyteshin, ndër ta katër studentë nga Kosova, 20-vjeçarë, që me një pedalon ishin larguar shumë në det dhe rrezkonin të mbyteshin.Policia ka ndërmarrë një aksion kërkimi dhe shpëtimi për ta derisa i ka zbritur në tokë në Dhërmi, pa asnjë problem.Po ashtu, policia ka shpëtuar edhe dy belgë që kishin dalë në det në plazhin e Jalit me të njejtin mjet, pedalon, si dhe një shqiptar me skaf, që i kishte përfshirë deti i trazuar në Shën Vasil.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter