Replika për Himarën me Dulen, Rama: Mos ngri konflikte, s'ndihemi inferiorë para Greqisë
Tiranë –Gjatë diskutimeve për reformën territoriale në seancën e fundit parlamentare, Kryeministri Rama replikoi me Vangjel Dulen për çështjen e Himarës duke i kërkuar këtij të fundit që mos ngrinte çështje që nuk ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.Në fjalën e tij Kryeministri Rama u ndal te çështja shumë e debatuar për Himarën, duke e konsideruar atë si folklor, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dules i cili tha se nuk duhet të ngatërrohet folklorizmi me parlamentarizmin.Nuk mungoi përsëri replika e kryeministrit duke iu drejtuar Dules që mos e citojë atë për dicka që nuk e tha, madje duke i kërkuar që mos ngrejë çështje që që nuk ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.Pas përfundimit të diskutimeve u miratuan disa projektligj që kërkonin shumicë të cilësuar m 84 vota, mes tyre u miratua edhe pr/ligji për KLD dhe ai i kodit doganor.Ora 19:20 Miratohet me 88 vota pro Reforma TerritorialeMe 88 vota pro, një kundër dhe një abstenim Kuvendi i Shqipërisë miraton Ndarjen e Re Territoriale të Shipërisë. Deputetet e PDIU votuan pro, kurse Vangjel Dule kundër dhe deputeti i LSI, Vangjel Tavo abstenoi.Oran 18:35 Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkon 5 minuta pushimKreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi 5 minuta pushim, ndërkohë që kanë mbetur edhe disa projektligje të tjera për tu miratuar, ku më i rëndësishmi është ai i reformës territoriale.Gjithashtu në seancën e Kuvendit ndodhet edhe Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili po ndjek diskutimet për reformën territoriale.Replikat mes Ramës dhe DulesRama: I dashur Vangjel e kam çmuar inteligjencen tënde, por nuk pranoj të fyesh timen dhe aq më tepër ta fyesh duke më cituar çka unë nuk e thashë. Himara është si gjithë Bashkitë e tjera dhe nuk ka përpjekje për të kufizuar të drejtat e minoritetit grek që nuk i kemi njohur sot dhe do ta respektojmë siç e kemi respektuar gjithmonë. Unë e kuptoj që tema është e ndjeshme, sepse e kanë bërë të ndjeshme përpjekjet e vazhdueshme të shumëkujt që ka dashur ta shikojë Himarën ashtu siç Himara nuk është. Meqë përmende origjinën time, unë jam krenar që kam një pjesë nga Himara, dhe nuk e quaj epërsi që jam shqiptar, por jam shqiptar. Nuk ndjej asnjë inferioritet ndaj grekëve. Unë dëshiroj që gjerat mes nesh të shkojnë mirë e më mirë, por kohën kur Shqipëria hezitonte të vendoste për veten ka marrë fund. Ne duhet të shikojmë mirëqenine e njerëzve dhe në emër të tyre, kjo reformë shkon në drejtimin e duhur. Ne ëmër të partisë mos ngri çështje që nuk ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.Dule: Parlamentarizmi dhe folklorizmi janë të dyja shumë interesante, por të ndryshme. Më pqëlen edhe folklori, por këtu jemi në parlament dhe flitet për politikë. Kur flasim për politikë në parlament ajo që mbizotëron është nocioni shtet, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe për mua edhe të drejtat e minoriteteve. Po marrë nga fjala e kryeministrit dhe dua ta falenderoj pohimin se në Himarë ekzistojnë minoritar të minoritetit etnik grek. Marrë edhe thënien se pikërisht për të kufizuar hapësirat ne bëjmë këtë bashkim. Duket qartë ajo që denoncova, tendencioziteti. Duket qartë ajo që theksova në fjalën time dhe është neni 16 i konventës kuadër i cili nga goja e kryeministrit prodhohet se shkelet në mënyrë të vullnetshme. Shtetet palë duhet të frenojnë vetën nga marrja e masave që synojnë tjetërsimin e raporteve të popullsisë në hapësira të raporteve ku jetojnë pjestarë të minoriteteve kombëtare dhe të cilat synojnë në kufizimin e të drejtave që rrjedhin nga konventa kuadër. Mund të lexojmë edhe deklaratën që Fan Noli si ambasador i Republikës së Shqipërisë parashtroi në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920, por nuk është as koha as momenti. Dëshiroja të konkludoja duke thënë se krenar mund të jenë jo ata që miratojnë ligje dhe ratifikojnë konventat për demagogji, por ata që i bëjnë pjesë të përditshme të jetës politike dhe institucionale të një vendi Rama: Godet korrupsionin elektoral dhe pabarazinëNë seancën e fundit parlamentare ku po diskutohet reforma territoriale, Kryeministri i vendit Edi Rama e ka konsideruar këtë reformë si historike dhe që godet korrupsionin elektoral dhe pabarazinë."Sot votojmë reformën historike. Fjala historike është përdorur nga paraardhësi, por unë besoj se kjo është fjala e duhur për të përcaktuar peshën që kjo do ketë në historinë e zhvillimit. Kjo është një reformë themelore e projektit tonë të rilindjes. Kjo është një reformë e imponuar nga 1 milionë shqiptarë. Kjo reformë e demokratizon qeverisjen vendore, çliron energji të reja për ekonomine vendore. Krijon kushtin e munguar të zhvillimit urban. Godet korrupsionin elektoral, papërgjegjshmërinë ne shfrytëzimin e burimeve. Kjo reformë çliron qytetarin, krijon hapësira për bashkësinë qytetare. Godet pabarëzine e qytetarëve të nivelit të parë dhe të dytë. Kuron diskriminimin e komuniteteve të vogla. Kjo reformë garanton nga një Shqipëri arkaike te një Shqipëri që riorganizohet për tu bërë atdheu modern. Nuk është fundi, por fillimi i fundit të anarkisë në të gjithë territorin. Sot jemi përballë të gjithë punës. Kjo është një reformë rrënjësore me një shkurtim të nurmit të njësive vendore."Ora 17:20 Rama: Reforma diskutohet sot sepse pritëm opozitën“Dy fjalë për opozitën e cila vazhdon të mungojë, por dëshiroj t’i them në emër të të gjithëve se nëse kjo reformë historike diskutohet sot në sesionin e parë të legjistraturës, kjo nuk është se u vonuma ne por sepse pritem ata. Ne hezituam ta ngrimin kartonin deri në çastin e fundit. Nuk është se ne nuk deshëm të dëgjojmë, por sepse opozita nuk donte të na fliste. Nuk kemi ca të bëjmë kur një opozitë thotë nuk dua të flas kur i thuhet të flasë. Kam një përshtypje se mendojnë se bojkoti funksionon, historia mund të përsëritet, duke iu referuar asaj që ne kemi bërë, por kur historia përsëritet bëhët komedi. Kjo është një përsëritje komike sepse opozita nuk ka kauz, po ka ngelur te shkulja e veshit. Në po përpiqemi për të shkulur një sistem kanceroz administrimi, një kancer që e ka gërryer Shqipërinë si një e keqe e vazhdueshme. “Ora 17:00 Rama: Himara, bashki e krijuar sipas kritereve të zonës funksionale“Për mua Himara është si Shkodra, Dibra, Kavaja, si të gjitha bashkitë e krijuara mbi kriteret e zonës funklsionale dhe fakti që në Himarë jeton një pjesë e minoritet grek nuk nënkupton asgjë tjetër përveçëse detyrimit për të jetuar dhe kaq. Por meqe ka pasur shumë barcaleta dhe është bërë folklore, por rikthehem te E.Çabej. Në Himarë në vitin 1936 pati ca telashe se historia thote se nxiteshin nga një farë Bollano dhe i kërkon Ministrisë së Arsimit shumëfishim të shkollave greke. Dhe ministria dërgon Çabejn si inspektor. Ai harton një promemorje, ku po shkëpus një copë: Himara ka qenë dhe është një krahinë shqiptare ku sundojnë cilësitë e racës shqiptare. Origjinën shqiptare, flasin qartazi traditet labe, por për këtë flasin edhe emrat, sidomos flasin kënget dhe vajtimet e tyre të cilat janë shqip.”Fino: Reforma nuk mund të kënaqë të gjithë, por është harta me e mirë për decentralizim"Kjo reformë nuk do të kenqë të gjithë, nuk mund të jetë pasqyrë e orekseve të krerëve lokalë. ka probleme në nivel lokal, por jam i bindur se bazuar në kriteret, kjo është harta më e mirë për decentralizmin."Ora 16:20 Vasili: Reforma ka mbështetës shumë dhe reagues pak"I gjith ky proces, në radhë të parë duhet të nënvizohet si më i shëndetshmë, sepse ka pasur konsultim të gjerë. Kjo reformë ka mbështetes shumë dhe reargues pak. Thellësia e kësaj reforme nga 374 njësi vendore sot propozhen deri në 61 dhe kjo është një nga reformat më të thella dhe natyrshëm prishja e sterjotipeve sjell reagime. Reforma projekton vendin drejt një menaxhimi efikas. Kjo është një ndarje e madhe nga një arkaizimë dhe orientimit drejt një modeli të ri, ku impaktet janë të arritshme. Në këtë proces jemi të qetë sepse bëmë cmundëm të të krijuar një konsensus."16:00 Idrizi: Shqipëria nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, ndërhyrja e Greqisë, qesharake"Në pritje të mbarë opozitës zgjodhëm të heshtim për ca kohë por vetëm me një përjashtim, zonën që gravituam në zonën e Konispolit, Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Libohovës. Kjo sepse alternativa qeveritare në ato zona nuk ishte as e saktë, e as e pranueshme, as e mundshme dhe as funksionale. Ne nuk mund të heshtim kur shkatërrohet identiteti i disa zonave, ekonomia e tyre. Ditët e fundit kemi dëgjuar se si një person që ju e keni zgjedhur nënkryetar të Kuvendit dhe që është forca e 4 apo e 5 brenda minoritetit, që nuk përfaqëson askënd, bredh kryeqyteteve të fqinjëve duke protesuar për diçka që vetëm këtu duhet të fliste siç bëri sot. Kemi dëgjuar që prej protestave të tij, shteti grek ka ndërhyrë me arrogancë brenda punëve të brendshme të qeverisë, kjo është qesharake. Shteti shqiptar nuk ka asnjë detyrim ndërkombëtar për të krijuar bashki me shumicë minoritare. Shqipëria është shtet unitar që nga krijimi i saj. Shqipëria nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj brenda saj, përkundrazi gjysma e saj ndodhet jashtë Shqipërisë politike. Ndërhyrjet tona nuk ishin për të hequr apo shtuar ndonjë copë shqiptare apo greke. Sot kërkohet integrimi. Shqipëria nuk asnjë detyrim në këtë drejtim. Shqiptarët e Çamërisë dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy ura lidhëse mes dy kombeve tona. Shqiptarët dhe minoriteti janë dy ura lidhëse ndaj nuk mund të mos kujdesem që kombi im të mos u rezervojë atyre fatin që greqia rezervoi ndaj ne”.Ora 15:45 Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu mbërrin në Parlament për të ndjekur seancën
Ora 15:35 Dule: Një njeri i afërt i kryeministrit kërkon si dhuratë Himarën"Në Himarë për këdo që shkon të vret syrin nga ana qytetare disa ndërtime monstruoze. Investitori i atyre ndërtimeve ka emër dhe mbiemër dhe fatkeqësisht është këtu mes ness. Pikërisht ai njeri i cili rastis të jetë njeri i afërt i Kryeministrit kërkon dhuratë zonën e Himarës. Ashtu siç i ka nxjerr sytë deri më sot të heqi dhe vetullat dhe ta shkatërrojë atë në tërrësi dhe më vjen çudi se si kryeministri pranon tu bëjë miqëve dhe shokëve dhuratë si çiflik një zonë të tërë dhe dëshiroj ta garantoj se ai ka një rrënjë prej aty se qehajallare himariotët nuk bëhen. Aty do jemi, aty do ndahemi me referndumin konform ligjit dhe Kushtetutës së Republikës . Është ai populli sovran që me referendum do të thotë fjalën e vet."15. 30 Ndoka në seancë: Po tentoni të kaloni dhunshëm me votat tuaja pr/ligjinNard Ndoka, deputeti demokristrian opozitar i cili po merr pjesë në këtë seancë duke folur me tone kritike tha “Po tentoni të kaloni dhunshëm me votat tuaja një pr/ligj kaq shumë të diskutuar për ndarjen territoriale”"Për këtë çorbë që keni gatuar, ju bëj thirrje ju zoti Rama që keni gatuar dhe ju zoti Meta që keni mundësi ta ndaloni. Po të ishit këtu poshtë nuk do ta votonit por aty lart parimi nuk ka më vlerë, mos e votoni se po e votuat do pendoheni"Nëse do bëhet referendum të bëhet në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në HimarëOra 15 21 Ministri Çuçi: "Kemi respektuar zonat e minoritetit. Nëse do të bëhet referendum të bëhet në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himarë. Në asnjë vend të botës nuk ka bërë një kriter përjashtues në këtë masë që kemi bërë ne vetëm të mos cënojmë raportin etnik."Ora 15: 11 Dule: Një njeri i afërt i kryeministrit kërkoi dhuratë zonën e HimarësVangjel Dule thotë se një njeri i afërt i kryeministrit kërkoi dhuratë zonën e Himarës“Njeriu i afërt Iikryeminsitrit kërkon dhuratë zonën e Himarës, më vjen cudi si kryeministri pranoi ti bëjë miqve e shokëve një ciflig të tërë. Populli sovran me referendumin vendor do të thotë fjalë e vet”Shtohen tre amendamente, PS, PBDNJ, dhe PDIUNdryshimet e minutës së fundit. Ndërsa në orën 14:30 minuta kryeministri Edi Rama paralajmëroi përmes rrjetit social se pas pak nis diskutimi për reformën territoriale gazetarët njoftojnë se në Kuvend janë dërguar 3 amendamente, njëri i deputetit të PS-së Andrea Marto dhe tjetri i PDIU dhe një tjetër nga Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së.Amendamenti i Andrea Martos: Fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë, t'i bashkohen Bashkisë Livadhja .Amendamenti i PDIU: Fshatrat Vagalat, Sopik dhe Pandelejmon t'i kalojnë Bashkisë LivadhjaAmendamenti i Vangjel Dules: Himara të mos bashkohet me Vranishtin.Kryeministri Rama e ka konsideruar këtë reformë si historike dhe e pa paralajmëruar fillimin e diskutimeve në Fb. “Pas pak, nis debati drejt votimit për reformën historike, që do të riorganizojë Shqipërinë si shtet modern përmes ndarjes së re administrative.”Ora 14: 45 nis diskutimi i reformës territorialeMinistri Bledi Çuçi, që mbrojti projektligjin për ndarjen territoriale, tha se vendimi që Kuvendi do të marrë sot do t'i japë fund katrahurës së ndarjes së 28 mijë km katrorë në 373 njësi, 70% e të cilave kanë më pak se 5 mijë banorë sot dhe nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi për qytetarët.DiskutimetKuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet sot paradite me shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme, që janë bërë burim diskutimesh dhe debatesh jo vetëm ndërmjet grupeve opozitare, por edhe vetë mazhorancës si ai për KLD-në, Policinë, Sigurimet Shoqërore, Ndarjen Territoriale etj, marrëveshjen me CEZ-in etj.Pjese nga diskutimet e sotme11: 50 Angjeli: Reforma aktuale e pensioneve, më gjithpërfshirësja“Reforma e pensioneve, e domosdoshme për shumë arsye, - tha deputeti Angjeli. - Për pensionet dhe vetë financat publike. Është reforma më e gjërë për nga numri që përfshin, rreth 700 mijë njerëz. Reforma aktuale po rrit defiçitin dhe nuk mban dot ekuilibrin ndërmjet kontributeve dhe pensionit. “Ora 11:30 Luan Rama: Njehsimi i gjuhës shqipe, ide antikombëtareDeputeti i LSI-së Luan Rama e ka konsideruar njehsimin e gjuhës shqipe si një ide antikombëtare që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Njehsimi i gjuhës shqipe, sipas tij, krijimi i një gjuhe tjetër shqipe, vë në dyshim dhe dyzon, vetë shqiptarët. Në këtë këndvshtrim, Rama e ka vlerësuar sot në Kuvend si mjaft të rëndësishëm, miratimin e projekligjit për sigurinë kombëtare, pasi ky dokument garanton interesat kombëtare të Shqipërisë.Ora 10:50 Bushati: "Siguria Kombëtare" kërkon 8 domosdoshmëri strategjikeMinistri i jashtëm Ditmir Bushati, që ka mbrojtur sot projektligjin "Për strategjinë e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë” ka theksuar në fjalën e tij se ky ligj bëhet i nevojshëm në kushtet e ndryshimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri. Risia e këtij dokumenti është se Kryeministri duhet të paraqesë një raport për sigurinë kombëtare. Kjo strategji synon një arkitekturë të re të sigurisë nga të gjitha institucionet duke i dhënë fund dublikimeve."Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2014 është një dokument i shkurtër, - tha Bushati, - i orientuar drejt veprimit, ç’ka pasqyrohet në veprimin e 8 domosdoshmërive strategjike:Përmirësimin e së drejtës dhe sigurisë së mirë, përfshirjen e qytyetarëve në prosperitetin e vendit; Rritjen e besimit të qytetarëve dhe klimën e favorshme për investimetShfrytëzimin e gjeostrategjisë sonë në rajon; Zhvillimin e një sistemi arsimor cilësorFuqizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në një botë komplekse dhe të varur ku rreziqet janë të lidhura pazgjidhshmërisht; Promovimi i kulturës, gjuhës, trashëgimisë kulturore; Promovimin e Shqipërisë në rajon, zgjerimi i rrjetit të partnerëve europianë e më gjërë; Anëtarësimin e Shqipërisë."Ora 10:30 MIratohet futja në rendin e ditës e reformës territorialeKryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një kërkesë kuvendit për të futur në rend të ditës, ndarjen e re territoriale. Kjo kërkesë u miratua me praninë e 3/5 të deputetëve.Projektligjet që do shqyrtohen e votohen sot në KuvendDisa prej projektligjeve që do të shqyrtohen e votohen sot në Kuvend, do duan shumicë të cilësuar për t’u votuar. I pari që do të kalojë në votim është projektligji “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i cili kërkon shumicë të cilësuar për t’u votuar.Po ashtu, shumicë të cilësuar kërkon edhe “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”; projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” aq shumë i debatuar si dhe projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë.”Po sot, do të kalojnë për shqyrtim e miratim: Projektligji “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë” që kërkon shumicë të thjeshtë për t’u votuar. Lidhur me këtë projektligj do të relatojë komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.Projektligji “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë"për votim me shumicë e thjeshtë, do të mbrohet nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat.Projektligjet e tjera sot në Kuvend janë: “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”(shumicë e thjeshtë); “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” (shumicë e thjeshtë); “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”(shumicë e thjeshtë); “Për Policinë e Shtetit”(shumicë e thjeshtë); “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të investimeve, për bypass-in e Vlorës”(shumicë absolute)Po ashtu, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe asistencës teknike (GRANT) ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrje në financimin e projektit të Mikrof inancës në Shqipëri”.(shumicë absolute);Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit perëndimor dhe BERZH nën fondin e aksionarëve të veçantë të BERZH për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri”.(shumicë absolute);Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011 për projektin “Programi i mbrojtjes mjedisore të Liqenit të Shkodrës”.(shumicë absolute);Projektligji “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës”,(shumicë absolute)Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ,A.S.” (shumicë absolute);Projektvendim “Për miratimin e struktures, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punëstë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter