Ujkani nuk do të lëviz nga Palermo
Portieri i Kombtares Shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e Palermos edhe pse kohët e fundi ka patur shumë zëra për largimin e tij. Konfirmimin e qëndrimit të Ujkanit te Palermo e ka konfirmuar Zëvendëspresidenti i klubit, Gugliermo Michiche, i cili ka thënë se sicilianët nuk kanë ndërmend të bëjnë lëvizje në portë, duke i mbajtur në skuadër të dy portierët si Ujkanin, ashtu edhe Francesco Benussin."Ndërrimet në portë nuk janë prioritet yni për momentin. Klubi ka besim të plotë tek Ujkani dhe Benussi. Samiri ka bërë gabim ndaj Udineses, ndërsa Benussi ndaj Parmës, por të dy ishin të pafat dhe për ne mbeten dy armë të forta të skuadrës që nuk do të largohen", theksoi zyrtari i lartë i Palermos.Në ditët e fundit u fol shumë se portieri i kombëtares tonë do të largohej nga klubi siçilian për të kaluar në radhët e Napolit. Këta të fundit patën shprehur dëshirën që ta bëjnë të tyrin portierin e kuq e zinve tanë. Përveç interesimit të drejtuesve të Napolit për gardianin e portës së Palermos, Ujkanin në ditët e kaluara pati shrehur një interesim edhe skuadra e Fiorentinës. Të dyja këto skuadra edhe pse dëshironin të bënin për vete kartonin e portierit tashmë kanë një përgjigje negative nga ana e drejtuesve të Palermos. Këta të fundid kanë shprehur edhe një herë besimin që skuadra ka në aftësitë e Ujkanit që edhe pse ka pësuar shumë gola përsëri mbetet një pikë e fortë për skuadrën Siçiliane.