Beckham kërkohet nga të gjithë
Edhe pse është në përfundim të karrierës, të gjithë e duan në skuadër. Devid Bekam është shndërruar në një nga lojtarët më të preferuar të kësaj merkato. Kjo ndoshta jo vetëm për shkakt të lojës së tij por më shumë edhe për famën që ka ky lojtarë në arenën ndërkombtare.Britaniku i talentuar po i afrohet moshës 37-vjeçare dhe aktualisht është pa kontratë ndërsa interesi për të ofruar në skuadër David Bekam, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, vijon të jetë i madh, nga më shumë se 10 glube. Pas Kampionatit Amerikan, me Los Angeles Galaxy, mesfushori anglez thuhet se do të nisë një aventurë të re në Katar. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat britanike, të cilat kanë zbuluar edhe detajet e këtij operacioni.Anglezi do të fitojë 20 milionë stërlina në dy vjet, ndërsa drejtuesit e Federatës së Katarit e shohin ish-futbollistin e Manchester United, Real Madrid dhe Milan si njeriun e duhur për të përmirësuar imazhin e futbollit në vendin që do të zhvillojë Botërorin 2022. Blerja e yllit britanik për të cilin kanë shfaqur interesim një mori skuadrash Europiane dhe ndërkombtare do të sillte fitime të shumta pasi Britnaiku kudo që ka luajtur ka sjellë të ardhura të shumta për klubin e tij.Një gjë e tillë ndodhi me kalimin e tij te Real Madrid ku në një kohë rekord u shitën me mijra fanella. E njëjta gja ndodhi edhe me kalimin e tij në Amerikë dhe te skuadra e Milan. Mosha e tij nuk merret parasysh nga asnjë klub pasi britaniku arrin të sjellë të ardhura të shumta edhe pse është në përfundim të karrierës së tij. Fama e tij mbarë botërore u shërben klubeve për tu bërë të famshëm nga emri i Devid Bekam.