Morati: Galatasarai ka bërë një ofertë fantastike për Sneijder

Oferta e skuadrës Turke të Galatasarait duket se ka bindur Masimo Moratin që të japë miratimin e tij për transferimin e holandezit në Turqi. Numri 1 i skuadrës Zikaltër, pret që, Uesli Shnajder, të pranojë ofertën e Gallatasarajit, për t'u transferuar që në ditët e ardhshme te klubi turk. Ai ka bërë të qartë dëshirën për largimin e holandezit, duke deklaruar se klubit të tij i pëlqente oferta që ka bërë ekipi turk për mesfushorin holandez."Ka mbërritur një ofertë e Gallatasarajit për Shnajder dhe ajo është e pranueshme. Tani gjithçka varet nga vetë Uesli. Nuk kam folur ende me të, por duhet të them se nëse qëndron me ne sipas kushteve tona, do të ishte një ndihmë shumë e madhe"."Në këto muaj, ka folur shumë pak drejtpërdrejt me Shnajder, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim", tha ai, duke lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të kërkojë një takim personal me futbollistin holandez. Ndërsa i pyetur nëse do të vijë një yll tjetër në vend të Shnajder?  Numri 1 i ziklatërve tha se: "Vetëm të dëgjoj diçka të tillë frikësohem… Më mirë të shohim se çfarë ka në qarkullim", ishin fjalët e Moratit.Ndërkohë, në Turqi janë të bindur se Shnajder do të transferohet te Gallatasaraj, pasi gazetat vendase i kanë dedikuar një hapësirë të ndjeshme lajmeve rreth tij. Edhe vetë gruaja e futbollistit, Jolante, me sa duket ka dhënë miratimin e saj, duke shkruar në Twitter frazën "Stambolli është një qytet i bukur".Por ajo nuk është edhe shumë e mirëpritur në Turqi, pasi një grup tifozësh kanë kujtuar se ka qenë protagoniste e një filmi me metrazh të shkurtër të vitit 2006, "Turkse Chick", në të cilën luan një pjesë mjaft provokuese.