Messi i bën dhuratë Gerd Muller

 Legjenda e futbollit gjerman dhe një prej sulmuesve më të suksesshëm që ka njohur historia e futbollit, Gerd Muller, ka marrë një dhuratë të veçantë nga njeriu që i theu rekordin, Lionel Messi. Ylli argjentinas i Barcelonës, i cili të hënën fitoi “Topin e Artë”, të katërt në 4 sezone rradhazi, i ka dhuruar ish bomberit të Bayern Munchen dhe Gjermanisë fanellën e tij të Barcelonës ku sipër përveç nënshkrimit i ka dërguar edhe një mesazh shumë miqësor. "Për Gerd Muller, me respekt dhe admirim. Përqafime. Leo".Përveç kësaj Lionel Mesi u ka treguar të gjithë tifozëve të tij muzeun personal, ku janë rreshtuar tashmë 4 trofetë e "Topit të Artë" të fituar në katër vitet e fundit si dhe dhjetëra trofe të tjerë individualë që i janë dhënë gjatë karrierës së tij të suksesshme.Ylli argjentinas, ka postuar këtë foto në adresën e tij zyrtare në Facebook me një mesazh për të gjithë tifozët. "Faleminderit të gjithëve që qëndroni përkrah meje në këtë moment shumë të bukur të karrierës time!", ishin fjalët e tij, ndërsa fotografia e tregon Mesin duke qëndruar në këmbë përkrah dollapit "të artë" të mbushur me trofe.Ndërsa e përditshmja sportive katalanase "El Mundo Deportivo" ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante, e cila ka ndodhur në vitin 2005 ku djaloshi i artë ka qenë jo shumë largë transferimit në Itali te skuadra e juventusit. Ishte 25 gushti i 2005-ës kur bardhezinjtë që drejtoheshin nga Kapelo në atë kohë ishin të ftuar nga Barcelona për turneun Ganper. Gjatë ndeshjes Lionel Messi kalonte shumë lehtë mbrojtjen e Juventus të drejtuar nga Cannavaro, çka bëri që Fabio Capello të shprehej se gjëra të tilla në Itali i kishte parë vetëm nga Maradona i Napolit. Menjëherë pas ndeshjes tekniku italian i kishte kërkuar Luciano Moggit të niste menjëherë tratativat me Drejtorin Sportiv të blaugranave për të sjell në Torino talentin argjentias që menjëherë ishte spikatur nga tekniku i mirnjohur Kapelo. Mogji atëherë drejtor sportiv i bardh e zinjve nuk arriti të bindte drejtuesit katalanas për transferimin e lojtarit që sot është shndërruar në një legjend të futbollit botëror.