Swansea surprizon Chelsin, fiton në Stemford Bridge

Swansea ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli, pasi ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Çelsit në fushën e kësaj të fundit duke i surprizuar të gjithë me përformancën e shfaqur në Stemford bridxhNdonëse, Rafael Benitez, kishte bërë të qartë se skuadra do të bënte maksimumin në këtë turne, duke kërkuar që të sjellë përsëri trofe për blutë e Londrës, ka qenë Suonsi që ka bërë surprizën e madhe falë dhuratave të Ivanoviç. Mbrojtësi Serb nuk ka qenë aspak në formë  pasi në të dy rastet e golave ka qenë protagonist me humbjen e kontrollit të topit. Në minutën e 39-të vjen gabimi i parë i qendërmbrojtësit të bluve ndërsa topi përfundon në këmbët e Miçu që e shfrytëzon në maksimum duke dërguar atë në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet më fitoren e Suanses ndërsa në të dytën edhe pse vendasit mundohen të reagojnë gjejnë për ballë një skuadër shumë të vëmendshme në mbrojtje e cila nuk lë hapsira në prapavijë.  Goli i dytë i këtij takimi do të vijë në minutat shtesë të ndeshjes. Është  përsëri Ivanoviç që bën gabimin e radhës duke kthyer një top të gabuar mbrapa, ku Graham shfrytëzon më së miri gabimin e kundërshtarit për të vulosur fitoren 2-0 në transfertë. Ekipi uellsian ka një shans të artë për të shkuar në finalen e Kupës së Ligës nëse arrin të mbrojë këtë avantazh të dyfishtë, ndërsa te Çelsi, problemet me tifozët janë rikthyer, pasi i gjithë stadiumi ka thirrur gjatë gjithë takimit emrin e Frenk Lampard.  Ky i fundit hyri si zëvendësues ndërsa flitet se nuk i është ofruar një kontrat për rinovim edhe pse tifozët londinez e duan në skuadër edhe për edicionin e ardhshëm.