"Topi i Artë" ndër vite, kryeson Seria A dhe Barcelona
Edhe pse niveli i futbollit në Serie A ka rënë shumë në këto vitet e fundit përsëri kampionati Italian mban vendin e parë për sa i takon topave të artë të fituar nga lojtarët e këtij kampionati me plot 18 të tillë të fituar gjatë histories së futbollit. Ndërsa Barcelona rezulton klubi që ka patur më shumë futbollistë që e kanë fituar këtë çmim. Blaugranat kanë arritur të fitojnë 10 "Topa të Artë", megjithëse kjo shifër rritet shumë për shkak të katër sukseseve të Lionel Messi në katër vitet e fundit. Në vend të dytë rënditen dy gjigandët e futbollit italian Juventus dhe Milan me nga 8 "Topa të Artë", ndërsa podin e mbyll Real Madrid me 6 të tillë. Pas tyre renditen Bayern Munchen me 5 dhe pas tyre Manchester United me 4 "Topa të Artë".Po cilët kanë qenë lojtarët të cilët kanë fituar këto “Topa të Artë” me skuadrat më të mira të kontitnentit? Te Barcelona që numëron plot 10 “Topa të Artë” është Messi që ka fituar 4, Krojf që ka arritur të fitojë 2 të tillë më fanellën Blaugrana, ndërsa nga një herë e kanë fituar këtë trofe emra si Suarez, Stoiçkov, Rivaldo dhe Ronaldinho. Te kuq e zinjtë e Milan në 8 “Topa të Artë”, Van Basten numëron tre “Topa të Artë” të fituar me këtë skuadër ndërsa nga një herë të vetme e kanë fituar këtë trofe lojtarë si Rivera, Gullit, Ueah, Shevchenko dhe Kaka. Te Zonja e Vjetër që numëron 8 “Topa të Artë” Platini e ka fitur këtë çmimim tre herë radhazi ndërsa nga një herë e kanë fituar Sivori, Rossi, Baggio, Zidane dhe Nedved. Te Real Madrid, Di Stefano numron dy trofe të tillë me madrilenët, ndërsa nga një herë e kanë fituar Kopa, Figo, Ronaldo dhe Cannavaro, ky i fundit meritë edhe e paraqitjeve me Juventusin e Kapelos. Te Bayern Mynyh, Bekenbauer dhe Rumenige numërojnë nga dy “Topa të Artë” me fanellën e bavarezve ndërsa Myler e ka fituar vetëm një herë. Ndërsa te Manchester United, Law, Bobi Charlton, Best dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur të marrin këtë çmim, vetëm nga një herë me fanellën e djallit. Ajo që bie në sy është se në Itali ndryshe nga ditët e sotme në vitet e mëpërparshme nuk kanë munguar yjet e futbollit Botëror.