Ruli: Rritje prodhimit bujqësor e blegtoral gjatë 2012-ës

Ministri i bujqësisë Genc Ruli ka deklaruar se sektori bujqësor ka qënë më dinamiku  gjatë vitit 2012 në vendin tone.Ndërsa ka bërë analizën vjetore të punës të dikasterit që ai drejton, ministri Ruli theksoi se në sektorin bujqësor rritja ekonomike gjatë vitit 2012-ës ka qenë rreth 4-5 %.“Treguesit pozitivë në sektorin bujqësor janë rezultat i investimeve të fermerëve shqiptarë dhe I fenomeneve të reja që po ndodhin në vend. Rritja e produktivitetit bujqësore edhe si rezultat i përdorimit të makinerive moderne. Gjatë vitit 2012 ka patur përmirësim të sigurisë ushqimore në sektorin bujqësor e blegtoral” shtoi më tej Ruli.Ruli theksoi më tej se bujqësia dhe blektoria patën progres gjatë 2012-ës pavarësisht ndryshimeve klimaterike në vendin tonë dhe botë.“Thatësira ka goditur shumë vende, ka pasur rënie të madhe të prodhimit në shumë vende, dhe kemi pasur rritje të cmimeve të burimeve energjitike që kanë sjellë një rritje të cmimeve të produkteve bujqësore. Aspektet klimatike që kanë ndikuar dhe në vendin tonë, u karakterizuan nga një dimër i gjatë dhe i ftohtë dhe një thatësirë e madhe dhe e zgjatur në kohë”, tha Ruli.Gjithashtu ministri Ruli ka paraqitur edhe objektivat e ministrisë së bujqësisë për vitin 2013 ku theksoi që një mbështetje e madhe do t`u jepet edhe fermerëve."Objetivi ynë për këtë vit është që të mund të ndikojmë për mbajtjen e niveleve të larta të qëndrueshmërisë në sektorin e bujqësisë. Edhe për këtë vit do të vazhdojë mbështetja e shtetit për modernizimin e fermave shqiptare.  Fondi i alokuar për këtë vit është 20 përqind më i madh sesa i vitit të kaluar dhe përbën 40 përqind  të totalit të ministrisë së bujqësisë” shtoi Ruli.