Përgatitjet për zgjedhjet, PS takim me ambasadorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2013, 09:55
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri takohet me diplomatët e huaj, të akredituar në Shqipëri.Mësohet se në fokus të takimit të sekretarit socialist dhe ambasadorëve do të jenë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.Një prej çështjeve që pritet të diskutohet në takim është edhe vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t`u drejtuar Kuvendit në lidhje me shpërndarjen e mandateve.Ditën e djeshme, kreu i PS-së Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Twitter” e cilësoi këtë veprim të KQZ-së si të paligjshme.Ndërkohë pritet që pas takimit, sekratari për çështjet zgjedhore në PS Damian Gjiknuri të japë edhe një deklaratë për mediat. vijon...