Durrës, maskat sulmojnë argjendarinë, në kërkim autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2013, 19:58
Rikthehen skenaret e grabitjes në qytetin bregdetar të Durrësit. Një argjendari në këtë qytet, pranë ish-degës ushtarake është vënë në shënjestër të maskave mbrëmjen e sotme për tu grabitur, pikërisht në momentin që pronarët e saj po mbyllnin dyqanin.Sic bën me dije policia e mbërritur në vendngjarje, grabitësit të armatosur dhe me maska janë përleshur me pronarët, duke insistuar për hapjen e argjendarisë, por si pasojë e rezistencës së fortë dhe frikës nga policia janë tërhequr duke u larguar në drejtim të paditur.Uniformat blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke mbledhur dhe dëshmi të personanve të gjendur në vengjarje gjatë tentativës për grabitje.