Aksident në Lezhë, 6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

6 persona kane mbetur te plagosur, dy prej te cileve femije, ne nje aksident qe u shenua rreth ores 19:00 ne superstraden Lezhe-Lac ne afersi te kryeqezimit te Shenkollit.Nje automjet me targa greke ku udhetonin 4 persona ne tentative per te parakaluar ka humbur kontrollin e mjetit te tij dhe si pasoje e lageshtise ne rruge eshte perplasurme nje furgon 6+1 me targa AA 230 EH ku gjendeshin shoferi dhe dy pasagjere.Perplasja mes mjeteve ka qene e forte e per pasoje kane mbetur te plagosur rende Elvis Bocaj 26 vjec nga Fushe Kruja, drejtuesi i furgonit si edhe nje 10 vjecar i cili nuk eshte identifikuar ende.Te plagosur ne kete aksident por pa pasoja per jeten kane mbetur edhe Arben Ziva 18 vjec nga Fushe Kuqja e Kurbinit, Gentjan Marku 28 vjec dhe Vitore Gjoni 34 vjece nga Miloti si edhe nje femije 12 muajsh me iniciale A.M. Eksperte te policise rrugore te mberritur menjehere ne vendngjarje kane ndaluar drejtuesin e autovetures me targa greke, ndersa kane nisur nje hetim per te zbardhur plotesisht shkaqet e ketij aksidenti.