Zgjedhjet 2013, Veliaj: Qeveria ka dështuar, PS me ofertë të qartë për shqiptarët

Një fushatë e fragmetarizuar lokale me një alternativë konkrete sesi shkohet drejt zhvillimit dhe progresit të vendit, larg thashethemeve të ditës, do të jetë kjo strategjia me të cilën Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Erion Veliaj, Sekretar për rininë dhe cështjet e emigracionit në PS, renditi në RTV Ora News tre cështjet kryesore ku do të fokusohet partia e majtë më e madhe në vend, ekonomia, krimi dhe arsimi me qëllim punësimin, e të gjitha këto përmes një lobimi jo më me epiqendër mediat tradicionale, por rrjetet sociale në treg.“PS është parti shqiptare, më e votuara, nëse punët janë në aspektin organizativ kanë nisur mbarë, por sa i përket gjendjes së Shqipërisë jo. Raportet e fundit tregojnë se gjërat spo shkojnë mirë, por sështë arsye për të qenë pesimistë. Sot janë 39 parti që jemi në koalicion, besoj se do të zgjerohet më tej. Do shohim një fushtë më të fragmentarizuar, politika do jetë më shumë rajonale, fokusi më i madh do jetë në mediat sociale, një fushatë që do të fokusohet më tepër tek cështjet sesa theshethemet. Do flasim më shumë për punësimin, ofrimi i një modeli të ri ekonomik, ofrojmë një fokus më të madh të arsimit profesional. Për PS këto janë temat, ekonomia, cështjet e krimit dhe ato të arsimit.Do të kemi një program të detajuar, për secilin kapitull një libër në vete, i cili po diskutohet me qytetarët dhe në ambjentet publike.Kthimi i politikës tek idetë, larg retorikës për qytetarët do të jetë strategjia fituese” tha ai.Sipas tij kjo qeveri e tregoi për 8 vite se nuk mund të japë zgjidhje për vendin, madje nënvizoi ai po shfaqen probleme që nuk ishin hasur prej vitesh me radhë. Lidhur me zhvillimin ekonomik, Veliaj deklaroi se programi i kësaj mazhorance ka dështuar dhe PS e ka zgjidhjen për ti ofruar Shqipërisë progres.“Së pari ka njërëz që thonë u lodhëm nga kritikat, por është misioni i opozitës të kontrollojë funksionimin e qeverisë, është më e shëndetshme të jetë kështu pasi nesër do jetë PS në qeveri. Është pjesa tjetër e një oferte konkrete. Ky model ekonomik nuk po funksionon. Jemi në një situatë ku nuk ofrohet më zhvillim as punësim, kemi nevojë të kemi dicka tjetër. Kjo qeveri pati shansin për 8 vjet por sbëri gjë. Ne besojmë që pasuria duhet të shpërndahet, smund të ketë më taksë të sheshtë. Në 23 ligjet me 3/5 PS ka dhënë maksimumin e saj por qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Është e pandershme të thuash që stë lë opozita të qeverisësh, në kemi treguar se dimë edhe të protestojmë por edhe të jemi konstruktiv. Ka ardhur moment të mos luajmë me gjasa. Nëse raportet thonë se korrupsioni është më i larti se gjithmonë, varfëria është më e madhe, analfabetizmi është rritur, janë kthyer probleme që sekzistonin. Opozita ka pjesën e saj por smund të pretendosh të miratosh ligje për gjykatën kur nuk respektohen vendimet e saj” shtoi Veliaj.Zoti.Veliaj foli edhe për një temë tjetër të nxehtë, patriotizmin, ku edhe këtu theksoi se ndryshimi ndërmjet dy kampeve është i dukshëm, nga njëra anë sipas tij standardi i llafollogjisë që ofron PD dhe nismat konkrete që jep PS.“Është standardi i llafeve pa zgjidhje dhe është standardi I PS me nisma konktrete, nuk qahemi se ska abetare me sa mundemi I cojmë vetë. Kemi dëshmuar se me mundësitë që kemi që gjërat e vogla ti bëjmë konkretisht. Nuk besojmë te patriotizmi që simpakton në jetën e njerësve. Ne mund të ofrojmënjë ofertë turistike të përbashkët, binjakëzim të aeroporteve, ka ide konkrete në programin e PS që do ndikonin ekonomikisht në jetën ekonomike të shqiptarëve.Të ofrosh dhënien e shtëtësisë, një gjë që u takon është e pandershme” u shpreh Veliaj.I pyetur mbi rolin që do të ketë rinia në fushatën e PS ai u përgjigj:“Projekti me rininë smund të jetë graniturë e një gjelle politike, janë 50% e popullsisë, duhet të jenë aksionerë të dorës së parë. Gjithë procesi prej 1 vit e gjysmë për të riformatuar strukturat tona besoj se ka sjellë sukses. Shumë prej atyre idevë janë bërë pjesë e programit që sot PS ofron. Me 16 janar do të kemi një aktivitet madhështor në Pallatin e Kongreseve, 23 qershori është opurtunitet që s’duhet humbur nga rinia.