Realiteti dhe kaosi shqiptar vjen në ekspozitën "Të gjithë mbi një qiell"

Probleme të tilla aktuale si mungesa e përkrahjes, cungimi i shprehjes në art, trafiku jo vetëm ai i makinave, por dhe i gjithë kaosi që jetohet ka nxitur 23 të rinj për të bërë dicka të re në art.Grupi i të rinjevë i cili bazën e ka në Itali, vjen në Shqipëri me ekspozitën bazuar mbi një temë "Të gjithë mbi një qiell".Edhe pse në të gjitha këto piktura, skulptura, isntalacione ..shprehet një realitet i hidhur, ai vjen përmes ngjyrave të shumta për të thene që arti ka ze dhe forcë për të ngritur lart probleme aktuale dhe për të përcjellë mesazhe.Ekspozita, e cila sipas artisteve pritet te kthehet ne nje tradite, vjen ne edicionin e dyte dhe do të qëndroje e hapur 1 javë në Galerinë Fapp.