Aksidenti te shinat e trenit, banorët: Të vendoset trau

Edhe pas aksidentit tragjik të ndodhur dy ditë më parë në rrugën "Jordan Misja", ku kalon treni i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, nga i cili humbën jetën dy persona, situata nuk ka ndryshuar.Mos vënia e sinjalistikave përkatëse dhe i një trau, që ndan shinat e trenit nga rruga, i ka bërë banorët e zonës shpesh dëshmitarë të askidenteve tragjike.Vetë ata kanë luajtur rolin e sinjalistikave për udhëtarët dhe shoferët, duke i paralajmëruar për kalimin e trenit.  Sipas tyre kjo situatë do vazhdojë të përsëritet, përsa kohë gjëndja do mbetet e njëjtë.Të shqetësuar për ngjarjet e rënda të ndodhura në këtë rrugë, ata kërkojnë vendosjen e një trau, i cili do të bëjë të mundur sinjazilmin për qytetarët.Bilancet  e shumta të aksidenteve dhe vdekjeve që janë regjistruar në këtë rrugë, kanë ngritur zërin e qytetarëve, por akoma nuk është gjetur një zgjidhje.