Kryeministri Berisha falenderon fansat në Facebook

Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar fansat e tij në rrjetin social Facebook. Në një mesazh të postuar në  adresën e tij, kryeministri Berisha thekson se pas 1 muaji që nga hapja e faqes numri i fansave ka arritur në 341 mijë duke e bërë ëktë faqe njën ga më të ndjekurat.Mirëmëngjes të dashur miq! Sot jemi mbi 341 mijë shqiptarë sëbashku në një faqe të vetme! Dua ta nis ditën duke falenderuar përzemërsisht çdonjërin prej jush që, me pasion dhe përkushtim, brenda 1 muaji, e shndërruat këtë faqe një nga profilet më tërheqëse dhe më të ndjekura” shkruan Berisha.Kryeministri shton më tej se 90 përqind e fansave janë aktiv në faqen e tij dhe ajo shihet nga 2 milionë qytetarë në javë.Facebook-u ynë shihet nga 1.7 – 2.05 milionë qytetarë në javë. Ju e keni bërë atë rrjetin më pasionant dhe me gjallërinë më të madhe. Bashkëveprimi (talking about) në faqen tonë është impresionues dhe frymëzues! 90% e miqve të mi janë aktivë këtu! Facebook-u ynë është më entuziasti dhe më rinori! 88 % e miqve janë nën 34 vjeç!!! Mirënjohjen më të thellë ndaj jush!JU JENI TE PARET!” ka shkruar më tej kryeministri Berisha