Banorët e ish-çerdhes 36: Kaluam natën jashtë, s`ka asnjë marrëveshje
Në bllokun e banesave në ish-çerdhen 36, pasojat e incidenteve dhe zhumës mes policisë dhe banorëve janë muret e shembura, orienditë të cilat ende gjenden në oborr dhe familjarët të hutuar që ende nuk e dinë fatin e strehimit të tyre.Ata kanë kaluar natën në këto banesat edhe pse me dyer të shpartalluara dhe shqetësimi më i madh është për fëmijët në kohën kur temperaturat janë ulur disa gradë nën zero. Në familjen Braja, më i vogli i familjes është djali 10 muajsh për të cilin nëna thotë se ka patur komplikacione shëndetësore duke apeluar për një zgjidhje urgjente.Një pjesë të oriendive po ngarkohen në makina, ndërsa disa të tjera po rifuten në shtëpi. Disa banorë thonë se po tentojnë trë shpëtojnë çka mbetur ndërsa të tjerë as nuk kanë dalë nga shtëpia duke thënë se do të ngujohen edhe nëse zyra e përmbarimit rikthehet. Vetë përfaqësuesi i këtyre banorëve thotë se nuk ka asnjë marrëveshje konkrete mes tyre dhe pronares.Në mungesë të një marrëveshje, këta banorë i bëjnë dhe një herë thirrje bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për të gjetur një zgjidhje sepse kjo është nata e dytë në qiell të hapur dhe nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare mes tyre dhe pronarëve.