SHBA, shqiptari dënohet me 15 vjet burg, mbështeste terrorizmin
Një shqiptar është dënuar me 15 vjet burg në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi akuzohet për mbështetje të një grupi terrorist islamik.Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane të cilat theksojnë se 28-vjeçari Agron Hasbajrami u dënua me 15 vjet burg nga një gjykatë federale amerikane në Brooklyn të Nju Jorkut.Prokurorët deklaruan se 28-vjeçari shqiptar kishte komunikuar me një ekstremist nga Pakistani më 28 gusht 2011, grupi i të cilit ishte përfshirë në sulmet e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Sipas prokurorëve amerikanë, Hasbajrami i kishte dërguar ekstremistit pakistanez një shumë financiare prej 1 mijë dollarësh dhe i kishte kërkuar të bashkohej me grupin e tij.Ndërkohë Agron Hasbajrami u arrestua në vitin 2011 në aeroportin Kenedi të Nju Jorkut, në tentativë për tu larguar në drejtim të Pakistanit për tu bashkuar me xhihadistët.