Durrës, makina përplas për vdekje një fëmijë

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur paraditen e sotme në  Durrës.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porto Romanos ku një automjet me targa TR 9272 L ka përplasur për vjekje, 7-vjeçarin me inicalet E.Shehu.Menjëherë drejtuesi i automjetit Redi Theodhori e ka dërguar të miturin në spital por fatkeqësisht 7-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.Më pas drejtuesi i automjetit Redi Theodhori është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.