Gjuha shqipe dhe historia, komisione mbarëkombëtare për njësimin e tyre
Lënda e gjuhës shqipe dhe historisë do të jetë e njësohet, ashtu siç nodhi me abetaren, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe ata të Luginës së Preshevës e më gjerë.Në këtë vit do të ngrihet komisioni mbarëkombëtar, hartues të teksteve e akademikë do të nisin menjëherë nga puna për këto tekste të përbashkëta.Gjithashtu fëmijët e emigrantëve të kthyer në Shqipëri do të trajtohen në mënyrë të veçantë në shkolla ku do të mësojnë.Fillimisht ata do të jenë dëgjues dhe më pas me ndihmën e drejtorieve arsimore, mësuesve dhe bashkëmoshtarëve do të ambjetohen dhe do të punojnë për të kaluar këto vështërsi.Ndërsa reforma e financimit të universiteve publike dhe më pas private nuk do të përfundoj këtë vit.Reforma është projektuar nga banka botërore po ka nevoj për kohë dhe masa për implementimit.Ministri i arsimit bëri bilancin vjetor të 2012 duke renditur si suksese rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave të reja, ligjin e ri parauniversitar, provimin e shtetit dhe hartimin e kurrikulave të reja për arsimin parauniversitar.