Aksident në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përplasen 5 makina

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës. Pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën  por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e kombit” pranë urës së ish-hotel Dajtit ku një nga makinat ka frenuar duke bërë që automjetet pas saj të përplasen njëra me tjetrën.Mësohet se si pasojë e aksidentit është bllokuar njëra korsi e bulevardit ndërkohë që policia rrugore e cila ka shkuar në vendngjarje po bën të mundur normalizimin e trafikut.