Tiranë, një person qëllon në ajër me automatik, arrestohet nga policia

Për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja ankthi 60 minutësh i banorëve të rrugës “5 maji” në kryeqytet. Një akth i përzier me frikë pasi 40 vjeçari Gjergj Laçi në gjendje të dehur e kishte kthyer lagjen në një poligon qitjeje për kallashnikovin e tij.Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur banorët e kësaj zone janë ndjerë të tronditur nga krismat e armëve të kallashnikovit.Laçi në gjendje të dehur ka dalë jashtë banesës së tij dhe ka qëlluar disa herë në ajër dhe me mbërritjen e policisë është mbyllur brënda në shtëpi. Në vendngjarje kanë zbarkuar edhe forcat RENEA, që kanë rrethuar banesën duke zgjidhur gjithçka pa pasoja.Fatmirësisht ngjarja është mbyllur pa pasoja, por fenomeni mund të konsiderohet i rrezikshëm pasi elementë të tillë, aq më tepër me precedent penalë në raste të tilla përbëjnë rrezik për jetën e banorëve të cilët ndjehen të frikësuar.