Ndoka: PDK-ja në koalicion me PD-në në 23 qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2013, 14:08
Partia Demokristiane do të jetë zyrtarisht në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike më 23 qershor.Kreu i PDK-së Nard Ndoka në një intervistë për "Ora News" thotë se në bazë të marrëveshjes me PD-në, koalicioni qeveritar pritet të vijojë edhe në këto zgjedhje.Kreu i demokristianëve thotë se në koalicionin qeveritar mund të bashkohen edhe parti të tjera të majta dhe kjo për shkak të sjelljes së lidershipit socialist me aleatët.Për tre vite iu bashkua kampit opozitar duke i kërkuar Partisë Socialiste ndryshimet që të votonte ndryshimet e propozuara në kodin zgjedhor nga partitë e vogla. Pas miratimit bipartizan të kodit, PDK-ja iu bashkua me kampin mazhoritar.