Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, vdes foshnja 2-muajshe

Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një tjetër aksident është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku për pasojë ka gjetur vdekjen një foshnje 2 muajshe.Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një foshnje 2 muajshe ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.Menjëherë të plagosurit, identiteti I të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Durrës, makina përplas për vdekje një fëmijëNjë aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur paraditen e sotme në  Durrës.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porto Romanos ku një automjet me targa TR 9272 L ka përplasur për vjekje, 7-vjeçarin me inicalet E.Shehu.Menjëherë drejtuesi i automjetit Redi Theodhori e ka dërguar të miturin në spital por fatkeqësisht 7-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.Më pas drejtuesi i automjetit Redi Theodhori është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.