Gjyqi ndaj "Montrës" së Durrësit, Shaban Norja kërkon gjykim të shkurtuar

Monstra e Durrësit, 80 vjeçari Shaban Norja ishte sot në dyert e gjykatës së këtij qyteti ku është zhvilluar procesi gjyqësor.Shaban Norja në 11 tetor të vitit që lamë pas ekzekutoi në rrethana cilësuese 18 vjeçaren Aishe Vata. Avokati mbrojtës, Osman Dashi, ka kërkuar nga trupi gjykues që Norja të gjykohet me afat të shkurtuar, pasi "monstra" është tepër i penduar për aktin që ka realizuar ndaj të viktimës.Ndërkohë këtë kërkesë e ka pranuar dhe organi i akuzës, nëpërmjet Prokurorit Sokol Nishani, i cili ka marrë parasysh gjendjen e rënduar psikologjike të 80 vjeçarit. Kreu i trupit gjykues Ervin Metalla, njëkohësisht kryetar i gjykatës së Rrethit Durrësit, ka marrë vendim në një seancë të ardhshme, për të pranuar ose jo gjykim të shkurtuar ndaj Shaban Norjas. Nëse kërkesa miratohet, 80 vjeçari përfiton ulje të 1\3 -ës së dënimit, që do të vendoset në drejtim të të pandehurit. Seanca e mesditës së të mërkurës ndaj Shaban Norjas, u  zhvillua nën masa të rrepta sigurie.18 vjeçarja Aishe Vata u masakrua mbrëmjen e 11 tetorit të vit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80 vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore. Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër, mësohet se  fillimisht 18 vjecarja u qëllua me një plumb në kokë dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sopatë duke ja larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti sipas prokurorisë është bërë shtatëzënia e Aishes dhe mos pranimi  nga ana e 80 vjeçarit. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në 24 janar të këtij muaji.