Ndërron jetë 22-vjeçarja Lena Grisha, motra e një prej viktimave të 9 Janarit
Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak 22-vjeçarja Lena Grisha, motra e një prej viktimave të tragjedisë së 9 Janarit të ndodhur në bregdetin e Vlorës.22-vjeçarja ndodhej në Spitalin Ushtarak pasi kishte konsumuar një sasi helmi por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ajo ka ndërruar jetë në mesditë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Torrovicë të Lezhës ku 22-vjeçarja Lena Grizha ka zgjedhur të vdesë pikërisht sot ditën kur u mbyt vëllai i saj Gjini dhe bashkëshortja e tij.Në shenjë proteste për mungesën e zbardhjes së kësaj ngjarje nga drejtësia shqiptare, 22-vjeçarja ka vendosur t`i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi.Mësohet se 22-vjeçarja përveçse humbi para 9 vjetësh vëllanë dhe bashkëshorten e tij, disa vjet më pas humbi edhe nënën dhe vëllanë tjerër duke e shtuar edhe më tej dhimbjen.Sot shënohet 9-vjetori i tragjedisë së 9 janarit, familjarët apelojnë për drejtësiSot bëhen 9 vjet nga tragjedia e 9 Janarit, ku në tentativë për të udhëtuar drejt Italisë, humbën jetën 20 persona ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Në këtë përvjetor, të afërm të viktimave dhe familjarë të tyre shprehen të zhgënjyer nga drejtësia, e cila sipas tyre nuk ka bërë si duhet punën e saj.Në një deklaratë për mediat, familjarët i kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve të vërtetë.“Kërkojmë që në Shqipëri t’i hapet rrugë drejtësisë me qëllim që funksionarët e lartë të shtetit të jenë të hetueshëm, të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e vetmja rrugë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, tha një nga familjarët e viktimave.Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës.