Sot shënohet 9-vjetori i tragjedisë së 9 janarit, familjarët apelojnë për drejtësi

Sot bëhen 9 vjet nga tragjedia e 9 Janarit, ku në tentativë për të udhëtuar drejt Italisë, humbën jetën 20 persona ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Në këtë përvjetor, të afërm të viktimave dhe familjarë të tyre shprehen të zhgënjyer nga drejtësia, e cila sipas tyre nuk ka bërë si duhet punën e saj.Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, familjarët i kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve të vërtetë.“Kërkojmë që në Shqipëri t’i hapet rrugë drejtësisë me qëllim që funksionarët e lartë të shtetit të jenë të hetueshëm, të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e vetmja rrugë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, tha një nga familjarët e viktimave, duke i kërkuar kryeministrit Berisha, i cili në krye të herës në vitin 2004 kur ishte në opozitë u kishte dalë garant duke u thënë se do të bëhej avokat mbrojtës i tyre në zbardhjen e tragjedisë dhe vënies para ligjit të shkaktarëve të sajTragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.  Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës.Në tragjedinë e 9 janarit humbën jetën:Liza Martini, 35 vjeçe ShkodërAlfred Lleshi, 19 vjeç ShkodërPaulin Pushimaj, 21 vjeç ShkodërTom Gjoni, 18 vjeç ShkodërGëzim Fusha, 18 vjeç ShkodërLiza Prenga, 37 vjeçe ShkodërArben Prenga, 24 vjeç ShkodërRasim Miruku, 55 vjeç ShkodërBesmira Miruku, 16 vjeçe ShkodërSadik Doçi, 24 vjeç ShkodërGëzim Kurtaj, 33 vjeç ShkodërOltion Jacaj, 23 vjeç ShkodërRidvan Lumaj, 16 vjeç ShkodërMark Ndou, 18 vjeç ShkodërTonin Toka, 19 vjeç ShkodërMarlen Mhillaj, 20 vjeç ShkodërDritan Hetaj, 32 vjeç ShkodërAgron Markaj, 24 vjeç Malësi e MadheShpëtim Dizdari, 34 vjeç PukëSkafisti nga VloraTë zhdukurNdue Sanaj, 21 vjeç ShkodërArtan Sagrini, 33 vjeç ShkodërArian Gjilaj, 29 vjeç ShkodërMarjana Zajeti, 18 vjeçe ShkodërKreshnik Bjeshka, 25 vjeç ShkodërFahrije Mehemeti, 34 vjeçe Malësi e MadheGjin Grizha, 19 vjeç Malësi e MadheErmira Grizha, 16 vjeçe Malësi e Madhe