Zbulohet skuadra që ofroi 55 milion Euro për Cavanin
Pas shënimit të triplets nga ana e sulmuesit të Napolit Edison Kavani, në përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Romës është zbuluar edhe skuadra e cila në merkaton e verës ka ofruar 55 milion Euro për kartonin e Sulmuesit. Sipas mediave Italiane thuhet se Skuadra Ruse e Zenit San Peterburgut ka qënë skuadra për të cilën fliste një javë më parë presidenti i Napoletanve për një ofertë stratosferike në drejtim të bomberit të tij.Deklarata e një jave më parë nga ana e numrit 1 të skuadrës së Napolit për refuzimin e një oferte prej 55 milion Eurove është zbuluar nga mediat italiane të cilat kanë bërë të ditur emrin e klubit që mund të kishte blerë sulmuesin napoletan.Pas refuzimit të ofertës nga ana e drejtuesve të skudrës Italiane drejtuesit e Zenit janë hedhur në sulm të brazilianit Hulk të cilin arritën ta bënin pjesë të tyre. Ishte pikërisht refuzimi i De Laurentis ajo që bëri të mundur kalimin te plani B i skuadrës Ruse. Oferta për sulmuesin Uruguajan ka mbërritur në adresë të presidentit të Napolit De Laurentis nëpërmjet axhentit të lojtarit Benardo Brovarone. Pas shumë diskutimesh De Laurentis vendosi të mos e shesë yllin e skuadrës së tij duke i ofruar një kontratë të re deri në 2017. Në këto vite El Matador do të fitojë te skuadra e Napolit 5 milion Euro në vit duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në Seria A. Mos shitja e bomberit Uruguajan ishte një vendim i përkryer nga ana e Bosit napoletan që tashmë po merr frytet e sulmuesit të tij që e filloi vitin me një triplet personale. Kavani është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe në merkaton e ardhshme nuk do të mungojnë oferta të tjera në drejtim të Sulmuesit. Chelsi dhe Manchester Siti janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për bomberin e napolit por edhe Zenit mund të tentojë përsëri me një tjetër ofertë stratosferike për të blerë kartonin e një sulmuesi vrasës përpara porte.