Aksident në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 11:41
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Avni Muka 50 vjeç, është përplasur nga një automjet në momentin ku ishte duke kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën.Menjëherë 50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë rrugë si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.