KPR:Do reagojmë nëse "Agimi i Artë" tenton të hyjë në Shqipëri

Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido ka deklaruar sot se është shqetësuese që në mediat greke  transformuan deklaratat e tij duke i cilësuar ato si kërcënime ndaj minoritetit grek në Shqipëri.Në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj, theksoi sërish se mbështetësit e Agimit të Artë që tentojnë të hyjnë në Shqipëri do të gjejnë reagimin KPR-së dhe që “të mbrojturit” e tyre në Shqipëri nëse nuk distancohen do të marrin përgjigjen e merituar.“Të mbrojtur nga Agimi i Artë nuk janë vëllezërit tanë minoritarë. Minoriteti grek në Shqipëri është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe po ashtu si ne është kundër një fenomeni të rrezikshëm si shovinizmi antiperëndimor që shfaqet nga Agimi i Artë dhe nga simotra të saj në Ballkan. "Të mbrojtur" të Agimit të Artë janë disa individë që kanë marrëdhënie dhe hyrje-dalje të shpeshta me ta dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shumicën e shëndoshë të këtij minoriteti. Se kush janë ata e dinë të gjithë dhe kush tenton të krijojë klimë antishqiptare apo antiminoritare, janë të njëjtët persona, të cilët tentojnë të provokojnë bashkëjetesën e shkëlqyer në Shqipëri dhe vetë kombin shqiptar, që ka pjesë të krenarisë kombëtare faktin që nuk ka diskriminuar kurrë minoritetet” theksoi BidoSipas tij nuk është rastësore që sa herë sulmohen neonazistët grekë, mediat e vendit fqinj tentojnë të krijojnë klimë antishqiptare dhe antiminoritare në Shqipëri. "Krejt e kundërta, Agimi i Artë dhe personat me ideologjinë e saj janë shkaktarët, pasuesit dhe mbështetësit e genocidit të ushtruar ndaj një popullsie të pafajshme si shqiptarët e Çamërisë. Është koha që të gjejmë të gjithë rrugën tonë: nëse do të jemi me shumicën dërrmuese të kombit shqiptar, por edhe të kombeve të tjera, përfshi edhe pjesën e shëndoshë të popullsisë greke, që është kundër neonazizmit, apo me neonazistët" shtoi Bido.Ai ka shtuar më tej se Shteti shqiptar dhe kombi shqiptar duhet të reagojë me forcë kundër këtyre fenomeneve që tentojnë të cënojnë rendin e brendshëm shqiptar. “Nëse nuk e bëjnë, janë të rinjtë e këtij vendi që nuk kanë ndërmend të qendrojnë duarkryq përballë provokimeve neonaziste” përfundoi Bido.