“The Guardian”: Plazhin i Ksamilit një ndër destinacionet më të mira për pushime
Plazhi i Ksamilit një ndër destinacionet më të mira për të kaluar pushimet gjatë 2013-ës. Ky është vlerësimi i prestigjozes “The Guardian” në një artikull të posaçëm, ku rendit 20 plazhet më të volitshme, sipas saj për të kaluar pushimet këtë vit.Bukuritë natyrore të Shqipërisë vihen në këtë mënyrë përsëri në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Shkrimi nis duke u ilustruar me një fotografi nga plazhi i Ksamilit, i cili cilësohet si një nga ndalesat e pushimit të ri detar 7 netësh në Shqipëri.“The Guardian” i bën thirrje të gjithë atyre pushuesve që janë mërzitur me Hawain apo Brindisin që të provojnë bukuritë e bregdetit të Shqipërisë. Me një bredget prej 380 miljesh të gjatë, me fshatra të bukur buzë detit, rrënojat Romake dhe plazhet e Adriatikut, Shqipëria vlerësohet si Kroacia e ardhshme midis kërkueseve aventurierë të plazheve.Pas Shqipërisë, ndër plazhet më të volitshme për të kaluar pushimet në 2013, shkrimi rendit, Ishullin Santa Maria në Azore, Ishujt Canarie, Marina di Venezia në Itali, Sicilinë, Puljan që ndodhet në jug të Italisë, plazhin e Amalfit në Napoli, më pas, Silver Island në Greqi, Korfuzin, Canadan, Kenya, Antaljan në Turqi, Istria në Kroaci, Maltën, Spanjën, Portugalinë, Sardenjën.