Rama gjeneron idenë e parë për 2013: A e bëjmë në twitter konferencën e parë të shtypit?
Kreu i Partisë Socialiste duket se edhe për 2013, komunikimin kryesor me mediat dhe publikun e gjerë do ta ketë përmes rrjetit social twitter. Madje të shtunën ai ka hedhur idenë në këtë rrjet që edhe konferencën e parë për shtyp për këtë vit ta realizojë pikërisht në twitter.“Ide: A e bejme ne twitter konferencen e pare te shtypit per kete vit,me pyetje nga te gjithe ju? Pres reagimet/pyetjet tuaja per ta vendosur.Reagimet jane te panumerta! E drejte te perfshijme pyetjet nga FB permes nje adrese twitter te hapur enkas per te kaluar pyetjet e tyre:-)”shkruan Rama.Më tej lidershipi i selisë rozë thekson se gjate dites do të bëhet njoftimi per oren e konferences.“Vazhdoni coni reagime e pyetje permes Tëitter ose Facebook.Kane ardhur disa ide te mira nderkohe”thekson ai.