Vlorë, krim në familje, djali masakron me thikë babanë
Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Rilindja" të qytetit bregdetar ku 21-vjeçari Ermal Baraj ka qëlluar me thikë të atin Shkëlqim Baraj 46 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.Sipas policisë 21-vjeçari ka qëlluar 10 herë me thikë babënë e tij duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.Dyshohet se shkak për krimin është bërë një grindje banale mes 46-vjeçarit dhe të birit, grindje që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.Djali i madh i familjes Baraj, Ermali pasi ka debatuar ashpër më babain e tij 46 vjeçarin Shkëlqim Baraj janë zënë fillimisht me grushta, ku më pas në ambjentet e shtëpisë është gjetur dhe thika e cila fillimisht është përdorur nga babai i cili ka qëlluar të birin dy herë në pjesën e këmbës, dhe më pas 21-vjeçari ka marrë thikën babait dhe në gjaknxehtësi e sipër ka goditur 10 herë me thikë babain e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë 21-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetënPolicia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 21 vjeçarit i cili po merret në pyetje për të zbardhur motivet e vërteta të vrasjes ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje" .