Banorët e komunave Hajmel dhe Dajç, së shpejti rrugë të re për të mbërritur në qytet

Banorët e komunave Hajmel dhe Dajç në zonën e Zadrimës prej vitesh kanë komunikuar me vështirësi mes tyre dhe me qyetet Lezhë e Shkodër për shkak të amortizimit dhe përmbytjeve përgjatë dimrit.Në planin e tij të zhvillimit rajonal, Fondi Shqipar i Zhvillimit vlerësoi se në këtë segment duhet të ndërhyjë menjëherë për të ndihmuar banorët dhe gjendjen sociale ekonomike. Asfaltimi po kryhet në Kotërr- Manastiri i Karmelitaneve me një gjatësi prej 4.15 km që tu shërbejë 4 fshatrave dhe përkatësisht 4 mijë banorëve të këtyre komunave. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, pa nga afër investimin.Ekspertët e Fondit thanë se ne ketë rrugë po punohet me standardet më të mira, gjerësi asfalti 4 m, bankina anësore, sinjalistikat e nevoshjme si dhe kanalizime e vepra arti. Drejtori Beci tha se banorët kanë më tepër mundësi t’i tregëtojnë prodhimet e tyre bujqësore në tregjet e Shkodrës dhe Lezhë.Fermerët e kësaj zone janë të njohur për prodhimet bujqesore, vreshtarine, ullishtet, prodhimin e verës dhe vajit, por edhe mbarështimin e derrave dhe gjelave te detit.Ndërhyrjet në infrastrukturë pritet të japin rezultat në zhvillimin e zonave, sidomos në bujqësi. Rikonstruksioni i rrugëve Dajç-Dragushë dhe Kallmet-Ungrej, janë dy projekte të reja të cilat do të financohen në këtë zonë nga FSHZH.