Tiranë, makina përplas motorin, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.Një makinë ka përplasur një motor dhe si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shtetasi Arben Çupi.Çupi është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak nga drejtuesi i automjetit që e përplasi, por nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.