Zguri: Për proçesin zgjedhor vendos legjislativi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2013, 18:51
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjen e zonave të administrimit të zgjedhjeve vjen në përputhje me ligjin elektoral të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.Ish anëtari i KQZ-së, Klement Zguri sqaron se Kolegji mund të bëjë shpërndarjen e zonave të administrimit të zgjedhjeve në kushtet kur një subjekt zgjedhor ankohet në rastet kur KQZ nuk arrin të marrë votat për miratimin e aktit.Duke iu referuar situatës për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e parlamentare, Zguri thotë se është legjislativi ai që vendos në fund për këtë proçes.Për ish anëtarin e KQZ-së debati në këtë institucion është kthyer më shumë në një debat politik sesa teknik, cka e bën më të vështirë punën në administrimin e zgjedhjeve.