KESH rrit prodhimin e energjisë, sasia më e lartë e regjistruar kohët e fundit
Rritet prodhimi i energjisë në vend. Reshjet e rëna kohët e fundit kanë dhënë efekte në përmirësimin e kuotave në Hecet e Kaskadës së Drinit. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare në të tre hidrocentralet kryesore aktualisht po punohet me kapacitet të plotë dhe prodhohet rreth 19 milion kilovatorë energji elektrike ndërsa prej importit po sigurohet vetëm 2 milionë kilovatorë.KESH bën me dije se e ka të siguruar tashnmë të gjithë energjinë e nevojshme që i nevojitet vendit për konsum përgjatë gjithë muajit janar. Ne Shqipëri aktualisht konsumohet rreth 21 milion kilovator energji elektrike dhe prodhimi i energjisë ka arritur në kuotat më të larta të kohëve të fundit duke ndikuar në uljen e importit. Korporata Elektroenergjitike pas vendimit të qeverisë është e detyruar që të sigurojë të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorëve në vend.Niveli i ujit në hidrocentralin më të madh në vend është rreth 276 metër, ndërsa prurjet 150 m3 në second.Në Koman kuota është rreth 170 metër ndërsa prurjet janë 80 m3 në second, ndërsa në Vaun e Dejës niveli ujit është rreth 74 metër. Kriza energjetike në vend dhe kostoja e zinxhirit të borxheve KESH-Qeveri-CEZ do të përballohet me fonde nga buxheti i shtetit.Me parë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës është shprehur se mungesa e importit të energjisë nga kompania CEZ Shpërndarje, do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe në asnjë rast nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët.