Arrestohen policët në Elbasan

Sërish policët e Elbasanit ndëshkohen dhe përfundojnë në pranga për shpërdorim detyre sepse personat që ata ruajnë thyejën masën e sigurisë.Arrestimi i dy policëve një vit më parë, të cilët ishin në ruajtje të Gentian Beqirajt i cili u vra në banesën e tij, ka vijuar me arrestimin e dy të tjerëve sepse ishin në ruajtje të Ermira Beqirajt, e cila ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie dhe është arrastisur.Neki Xhika dhe Gëzim Ago janë dy  efektivat e policisë  që ishin caktuar për  ruajtjen e 38-vjeçares dhe janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre, dyshohet se kanë ndihmuar në largimin e saj.39 -vjeçarja Ermira Beqiraj nga Elbasani ,e cila jetonte në Volos të Greqisë është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi në dyert e makinës së sajë  janë gjetur 173 pako të vogla  në formë cilindrike, me peshë të ndyshme , në total 24.5 kilogramë Mariuanë.