KLSH kallëzon në Prokurori drejtues të Bashkive Sarandë dhe Pogradec

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit, ka ushtruar auditim në Bashkinë Sarandë nga i cili janë konstatuar për periudhën objekt auditimi 2006-2011 një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore dhe dëm ekonomik si më poshtë:- KRRT i Bashkisë Sarandë, brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit ka dhënë 129 leje ndërtimi, veprime këto në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”, që citon׃ “Sheshet dhe lejet e ndërtimit, për objektet që propozohen brenda zonës së qendrave të qyteteve për Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e kategorisë së, të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar në KRRTRSH të studimeve të reja për këto qendra, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”.- Në 38 raste për periudhën në auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh në lidhje me studimet urbanistike të miratuar nga KRRTSH dhe me studimet e tjera urbanistike në fuqi, në kundërshtim me “Për urbanistikën”.- Bazuar në auditimin me zgjedhje të rasteve të mësipërme, për 17 raste të vitit 2011, rezulton të jenë kryer një sërë veprimesh të kundraligjshme me çmimin faktik të pagesës të cilat duhej të arkëtoheshin nga Bashkia Sarandë dhe të kanalizoheshin në llogaritë përkatëse që përdoren për kompensimin e ish pronarëve, veprime këto në kundërshtim me VKM, të cilat kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 117, 878, 000 lekë.- Drejtuesit e Bashkisë Sarandë, gjatë viteve 2006-2011 kanë kryer një sërë shitje trojesh duke u bazuar në vendime të kundërligjshme të Këshillit Bashkiak dhe kanë hartuar në bazë të këtyre kontratave aktvlerësime për çmimin e trojeve të nënshkruara nga Drejtori i Urbanistikës Ligjore dhe Drejtori i Urbanistikës, për 483 persona në shumën e përgjithshme prej 87,970,832 lekë, vlerë kjo e cila nuk është kaluar në llogarinë e krijimit të fondit për kompensime për ish pronarë, por është përdorur në mënyrë të kundërligjshme për nevoja të shpenzimeve të bashkisë.- Në lidhje me pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë, për 13 raste janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore në fuqi duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e bashkisë në vlerën 55,437,991 lekë, veprime këto të kryera në kundërshtim me Ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe Ligjit “Për Urbanistikën”.- Në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, nuk janë zbatuar procedurat ligjore në lidhje me prokurimet publike të zhvilluara për 8 tendera, duke shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e bashkisë në vlerën prej 6,407,467 lekë. Shkeljet kishin të bënin me skualifikimin pa të drejtë të operatorëve ekonomikë me oferta më të ulta në kushtet kur dokumentacioni i paraqitur si nga subjetet fituese ashtu dhe ato të skualifikuara ishte i njëjtë.- Në proçedurat e prokurimit të zhvilluara nga Bashkia Sarandë, ka rezultuar që në kundërshtim me Ligjin “Për prokurimin publik”, nuk janë anulluar dhe nuk janë përsëritur nga e para proçedurat e prokurimit në lidhje me 9 tendera të zhvilluar, megjithëse nga dokumentacioni i paraqitur evidentohej që nuk plotësoheshin kërkesat kualifikuese të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës.Për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuara nga Kodi Penal, KLSH ka iniciuar kallëzim penal për:- P.G. në cilësinë e ish-Drejtorit të Drejtorisë së Urbanistikës dhe njëkohësisht të ish-Sekretarit të KRT-së;- H. Gj. në cilësinë e ish-Kryeinspektorit të Inspektoratit të Ndërtimit Urbanistik Vendor dhe Anëtarit të KRRT-së,-  R. P. në cilësinë e ish-Drejtorit të Urbanistikës Ligjore-  O. B. në cilësinë e ish-Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike-  F. L. në cilësinë e ish-juristit të Drejtorisë së Urbanistikës-  E. K. në cilësinë e ish-juristit të Drejtorisë së Urbanistikësndërsa për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga Kodi Penal, KLSH ka iniciuar kallëzim penal për:- R. M. në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO)- A. K. në cilësinë e Anëtarit të KVO-së- Ll. D. në cilësinë e Anëtarit të KVO-së- O. B. në cilësinë e Anëtarit të KVO-së duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Sarandë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse. Gjithashtu KLSH-ja ka kallëzuar në Prokurori dhe kryetarin, nënkryetarët dhe drejtues të tjerë të Bashkisë Pogradec.Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit të ushtruar në Bashkinë Pogradec, ka konstatuar një sërë shkeljesh me pasoja të rënda.Bazuar në këto shkelje Kontrolli i Lartë i Shtetit inicioi kallëzimin penal për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike të parashikuara nga Kodi Penal, për Kryetarin aktual të Bashkisë Pogradec, si dhe dy nënkryetarët dhe tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie.Auditimi i zhvilluar në këtë bashki, evidentoi se në zonën e qendrës së qytetit janë dhënë një sërë lejesh sheshi dhe ndërtimi në mungesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues dhe të Studimit Urbanistik Pjesor të qendrës së qytetit të miratuar në KRRTRSH, veprime këto të kryera në kundërshtim me Ligjin “Për Urbanistikën” dhe me  vendimin e KRRTRSH “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”.Gjithashtu auditimi evidentoi se nga KRRT e Bashkisë Pogradec, janë miratuar një sërë Studime Urbanistike Pjesore dhe leje ndërtimi në shkelje të kondicioneve urbanistike në kundërshtim të hapur me Ligjin “Për Urbanistikën” dhe VKM “Për miratimin e Rregullores së Urbanistikës”. Konkretisht është konstatuar dhënie leje ndërtimi për piste të shfrytëzueshme në pronë publike (liqen) në kundërshtim me Ligjin “Mbi organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, Ligjin “Për Urbanistikën”, Ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, dhe Ligjin “Për rezervat ujore”.Nga auditimi i procedurave të e prokurimit në këtë bashki, janë konstatuar veprime të kundraligjshme që kanë sjellë dëme të konsiderueshme në lekë. Ato kanë të bëjnë me shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publike si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i stadiumit dhe ambienteve rreth tij”, për të cilin është s’kualifikuar pa të drejtë ofertuesi me ofertën ekonomike më të vogël në vlerën 3,429,652 lekë e cila përbën dëm ekonomik si dhe përsa i përket zgjedhjes së proçedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i Shëtitores 10 Dëshmorët e Pojskës” etj.Gjithashtu, nga auditimi kanë rezultuar një sërë veprime të kundraligjshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave të qerasë për ambiente në interes të institucioneve të treta në dëm të interesave të institucionit  dhe në kushtet e konfliktit të hapur të interesit të parashikuar në Ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike” për kontratën e marrjes me qira ambiente ndërtese dhe oborre të fondacionit “EDU-PRO”, themelues i të cilit është titullari i institucionit, Kryetari i Bashkisë. Në total nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e veprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit financiar dhe atij që ka të bëjë me zbatimin e kontratave për punë publike dhe taksat në fushën e urbanistikes, është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 46,411,128 lekë. Për të gjitha veprimet e mësipërme i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Pogradec të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse, sot në datën 31.12.2012.