Kakavijë, vijon fluksi i emigrantëve që kthehen

Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë të cilët kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek.Sipas informacioneve të policisë kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga territori shqiptar 5474 persona dhe 1155 automjete ndërsa kanë hyrë 2504 persona dhe 533 automjete.Mësohet se pala shqiptare  punon me 3 sportele në hyrje dhe 6 sportele në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sprotele në dalje dhe 4 sportele në hyrje.Policia kufitare e Kakavijës bën me dije se shtimi i numrit të sporteleve ka bërë që të mos ketë rradhë dhe probleme në lëvizje.