“Bajraba” përplas PD-PS: Rama e “përjashtoi” për të minimizuar aktin ordiner
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2013, 13:54
Cështja “ Bajraba” ka përplasur dy partitë kryesore në akuza dhe kundërakuza mes tyre. Në një dalje për mediat zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e PS lidhur me Kosta Bajrabën, duke e vlerësuar një mashtrim të pastër të kryesocialistit Rama dhe një tentativë për ta minimizuar dhe cencuruar aktin ordiner të xhepistit të partisë së tij.Duke theksuar edhe njëherë se, zoti. Bajraba prej 20 vitesh është eksponent kryesor i PS dhe jo kontribues vullnetar sic deklaroi PS një ditë më parë, Vorpsi shtoi se ende në faqen zyrtare është urimi i Bajragës drejtuar simpatizantëve socialistë.PD më tej garantoi se me fakte dhe dokumenta do të denoncojë të gjithë zinxhirin e hajdutëve të Edi Ramës.