Nurellari: Rezoluta çame ka një solidaritet mbarëkombëtar
Adri Nurellari, sekretar politik i PDIU-së, në intervistën e tij në RTV “Ora News”, në lidhje me rezolutën çame dhe Komitetin Shtetëror të Diasporës, është shprehur se:“Ky është një hap mjaft i rëndësishëm në shumë drejtime dhe sfera, jo vetëm për PDIU-në. Në shumë aspekte ka arsye për të menduar se një Komitet i tille duhej të ekzistonte.”“Ky është një tren ndërkombëtar, ka një mobilitet më të madh të njerëzve nëpër botë. Jo vetëm ne që kemi një numër të madh njerëzish në diasporë, por edhe vende të tjera moderne, që janë në top listën e vendeve moderne, kanë ndërtuar institucione enkas për diasporën, pra ky është një tren ndërkombëtar në të cilin edhe ne shqiptarët sapo kemi hipur dhe po bëhemi bashkëudhëtarë në të.”“Rezoluta çame është përqafuar dhe ka mbjellë një solidaritet mbarëkombëtar.Kjo ka bërë që deklaratat e mazhorancës ta kenë pranuar dhe të jenë pozitive ndaj kësaj resolute. Çështja came nuk është as e majtë dhe as e djathtë, prandaj klima për rezolutën është shumë ndjellëse dhe shumë pozitive” tha Nurellari“Shqiptarët do të ndihen më mirë nqs kjo çështje do të marrë një zgjidhje sa më shpejtë. Kjo do të ndihmojë pozitivisht në shumë faktorë pasi Diaspora mund të angazhohet që të cojë përpara dhe ekonominë e vendit dhe eksportin e produkteve shqiptare. Gjithashtu një ndikim dhe rritje pozitive do të ketë dhe në aspektin e turizmit patriotik, jo vetëm tek diaspora e re por edhe tek diaspora e vjetër.”“Një tjetër fushë ku diaspora do të ketë ndikim pozitiv, është ajo e rruajtjes së identitetit shqiptar, rruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave shqiptare. Edhe fusha diplomatike do të mbështet nga diaspora, siç ndodhi me çështjen e Kosovës etj.”“Pikërisht se diaspora e Shqipërisë është shumë e madhe, na është dashur që të kemi një institucion të specializuar.”Në lidhje me deklaratat e fundit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” për Shqipërinë, sekretari politik i PDIU-së tha: “Athina është e gjynjëzuar, do kishte qënë mirë që ne të ishim më të konsoliduar dhe mos të prisnim që Greqia të ishte kaq e dobët për të kërkuar zgjidhjen e një cështjeje të tillë, por kjo ishte një lloj pjekjeje graduale kushtesh dhe ne tani po vjelim frutet e kësaj çështjeje.”“Greqia është bër gaz i botës dhe po jeton me lëmoshën e Europianoveriorëve. Shqiptarët në çdo rast e tregojnë mirënjohjen e tyre ndaj dorës që ata i ndihmon.”“Çështja çame është një çështje që e vendos Shqipërinë në pozitë dinjitoze në këtë mardhënie bilaterale” kështu e ka mbyllur intervistën e tij Adri Nurellari.